Bllokimi i pikës kufitare në Merdare/ Fluks i madh në pikat e tjera kufitare, radhë të gjata automjetesh
Merdare KOSOVË- Bllokimi i pikës kufitare në Merdar ka shkaktuar fluks në pikat e tjera kufitare të Kosovës. Mediat kosovare ...
Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.
KOSOVË- Policia e Kosovës dhe EULEX vazhdon patrullimet në pikat kufitare në Kosovë ku janë vendosur barrikadat në mënyrë që të ruajnë rendin e sigurisë për qytetarët. Ditën e sotmë nuk është shënuar asnjë incident dhe situata e sigurisë paraqitet e qetë. Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.
Më herët Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve. Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiç, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.
Merdare KOSOVË- Bllokimi i pikës kufitare në Merdar ka shkaktuar fluks në pikat e tjera kufitare të Kosovës. Mediat kosovare ...
Kamione MITROVICË E VERIUT- Disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës n&eu...
Forcat ëagner KOSOVË- Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Së fundmi lidhur me kët&eum...
Zjarri KAMBOXHIA- Tragjedi në Poipet, ku dhjetë persona humbën jetën nga zjarri që nisi në një hotel kazino, në nj&...
Moti SHBA- Stuhia e Arktikut që goditi verilindjen e Shteteve të Bashkuara vazhdon të krijojë viktima, numri i të cilëve...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serb&eu...
Niagara SHBA- Ngricat polare që përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë që edhe ujëvara e Nia...
Greta Thunberg dhe Andrew Tate RUMANI- Andrew Tate, i cili kohët e fundit u ndalua nga YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok për shkak të ...
Haker Nga Christian Jordan Howell & David Maimon Sot është e zakonshme të dëgjosh lajme mbi shkelje të mëdha të t&e...
Lufta “Do të doja që ky tekst të ri-postohej, kopjohej dhe përkthehej në gjuhë të ndryshme. Të ndahet me t&eu...