Bota

VIDEO/ Policia serbe tenton të heq barrikadat në Merdare, përplasen me qytetarët që i vunë

Pas përplasjes, policia ka arrestuar një person që po qëndronte në barrikada dhe ka shtyrë personat prezent aty që të reagojnë dhe të kërkojnë lirimin e tij.

29 Dhjetor 2022, 08:20 Nga a.l
VIDEO/ Policia serbe tenton të heq barrikadat në Merdare,
barrikadat

KOSOVË- Pika kufitare Merdare dje u bllokua përmes kamionëve dhe mjeteve të artilerisë së rëndë duke bllokuar kështu edhe qrkullimin e automjteve që kishin planifikuar të kalonin përmes kësaj pike kufitare. Teksa gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm policia serbe ka tentuar t'i heqë ayto, qytetarët që i kishin vendosur kanë bërë rezistencë duke mos i lejuar. Në një video që e ka siguruar Paparaci nga vendi i ngjarjes, shihet ndërhyrja e policisë serbe dhe qytetarët që refuzojnë të largohen nga barrikadat.

Pas përplasjes, policia ka arrestuar një person që po qëndronte në barrikada dhe ka shtyrë personat prezent aty që të reagojnë dhe të kërkojnë lirimin e tij. Në video përveç përplasjeve mes të dyja palëve, njëri nga personat që u konfrontua me policinë dëgjohet të thotë se po e presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që t’i heqin barrikadat.

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen. Më herët Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve. Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiç, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll