Bota

Bllokimi i pikës kufitare në Merdare/ Fluks i madh në pikat e tjera kufitare, radhë të gjata automjetesh

Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore. 

29 Dhjetor 2022, 08:05 Nga a.l
Bllokimi i pikës kufitare në Merdare/ Fluks i madh në pikat e
Merdare

KOSOVË- Bllokimi i pikës kufitare në Merdar ka shkaktuar fluks në pikat e tjera kufitare të Kosovës. Mediat kosovare raporton se ka patur fluksnë pikën kufitare tek Dheu i Bardh. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore. Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.

Pika kufitare në Merdare është vendkalimi kryesor i mallrave për në Kosovë, ndërsa në ditë festash shfrytëzohet nga kosovarët që punojnë jashtë vendit dhe kthehen në vendlindje për pushime. Problemet e fliuksit në pikat e tjera kufitare pritet të marrin fund sot, pasi barrikadat do të hiqen me njoftim nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll