Bota

Çfarë fsheh Kina me koronavirusin, alarm edhe në Evropë

Kështu që duke filluar nga 5 janari, njoftuan autoritetet shëndetësore amerikane, të gjithë udhëtarët nga Kina të moshës 2 vjeç e lart do të duhet të tregojnë një test negativ për Covid-19, të cilit i janë nënshtruar brenda 48 orëve para nisjes së tyre nga Kina.

29 Dhjetor 2022, 09:26 Nga k.m.
Çfarë fsheh Kina me koronavirusin, alarm edhe në Evropë
Foto ilustruese

KINË- Sjellja e Kinës ndaj koronavirusit ka shkaktuar edhe një herë shqetësim global në vende si SHBA, Itali, Indi dhe Japoni që tashmë kanë shpallur masa urgjente për të shmangur "shpërthimin" e ri që vjen nga Azia, ndërsa sot do të mblidhet edhe Komisioni Evropian në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kështu që duke filluar nga 5 janari, njoftuan autoritetet shëndetësore amerikane, të gjithë udhëtarët nga Kina të moshës 2 vjeç e lart do të duhet të tregojnë një test negativ për Covid-19, të cilit i janë nënshtruar brenda 48 orëve para nisjes së tyre nga Kina. Masa vlen për fluturimet nga Hong Kongu dhe Macau. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë shprehur shqetësimin se përhapja e shpejtë e koronavirusit në Kinë mund të shkaktojë shfaqjen e varianteve të reja të virusit.

Testet negative për Covid-19 (PCR ose antigjen) duhet të tregohen në kontrollet e linjës ajrore pas nisjes së udhëtarëve. Ata që kanë rezultuar pozitivë të paktën 10 ditë përpara udhëtimit do të duhet të tregojnë një certifikatë rikuperimi si alternativë. Po ashtu, ata që kanë njoftuar tashmë në 24 orët e fundit se po marrin masa të reja për udhëtarët nga Kina, për shkak të shpërthimit të infeksioneve në vend. 

koronavirusi ne kine

Sondazh

Poll