Bota

Dita 309-të e luftës/ Shpërthime me raketa në Kiev, shefi i inteligjencës: Rusia është në ngërç! Lavrov: Zelenskyy nuk do negociata

Alarmi u shpall në Kiev, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin perëndimor Zhytomyr.

29 Dhjetor 2022, 08:39 Nga a.l
Dita 309-të e luftës/ Shpërthime me raketa në Kiev, shefi i
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Sot shënohet dita e 309-të e luftës në Ukrainë. Shefi i inteligjencës ushtarake të Kievit thotë se asnjë ushtri nuk është në gjendje të përparojë, teksa shton se Rusia është në ngërç. Nga pikëpamja diplomatike, ministri i Jashtëm rus Lavrov akuzon qeverinë e Kievit se ata nuk janë në gjendje të negociojnë. Sipas tij pala ukrainase propozojnë një paqe të papranueshme teksa i ka qujatur ata 'rusofobë'. Ndërkohë, sipas OKB-së, numri i civilëve që janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus është më i lartë se 6,884.

Nga raportimet më të fundit që bëjnë mediat e huaja, mësohet se disa lagje të Kievit janë sulmuar nga raktete. Këshilltari presidencail Oleksiy Arestovych përmes një postimi në rrjetin socail facebook bëri me dije se më shumë se 100 raketa ishin duke qarkulluar në kryeqitet. Administrata ushtarake e Kievit paralajmëroi qytetarët në telegram se kanë marrë masa për mbrojtjen dhe sigurisë e tyre. 

Poashtu një paralajmërim ajror është bërë në disa rajone të tjera të Ukrainës. Sipas guvernatorit të Mykolaiv, 13 avionë të Forcave Ajrore Ruse dhe 2 raketambajtëse në Detin e Zi hynë në aksion, një raketë u raportua se kishte mbërritur në qytetin verilindor të Sumy. Më shumë raketa kanë hyrë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Alarmi u shpall në Kiev, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin perëndimor Zhytomyr.

Për shkak të sulmeve me raketa ruse, ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike u bënë në rajonet Odessa dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës. Kompania ukrainase e energjisë Dtek e raportoi këtë në një mesazh në Telegram, sipas të cilit një masë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur infrastrukturën kritike. 

Ukraina ka siguruar lirimin e 1,456 të burgosurve të luftës që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt. Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti Volodymyr Zelensky. Duke folur në parlamentin e Ukrainës për fjalimin tradicional të fundvitit, Zelensky u tha gjithashtu deputetëve se kishte marrë pjesë në 850 ngjarje ndërkombëtare që nga fillimi i luftës.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll