Bota

Forcat Wagner në veri/ Ambasadori Rus: Nëse hapet lufë, konflikti do të zgjerohet edhe në Ballkan

Kharchenko foli gjithashtu edhe për ndalimin e patriarkut Porfir në Kosovë. Sipas tij ky veprim shton tensionet mes dy vendeve teksa u shpreh se Prishtina dëshiron të ndalojë ose shkatërrojë Ortodoksinë.

29 Dhjetor 2022, 07:29 Nga a.l
Forcat Wagner në veri/ Ambasadori Rus: Nëse hapet lufë, konflikti
Forcat ëagner

KOSOVË-  Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Së fundmi lidhur me këtë çështje ka folur edhe ambasadori i Rusisë në Serbi Aleksandër Bocan-Kharchenko, i cili ka paralajmëruar NATO-n dhe Perëndimin se nëse në Kosovë shpërthen lufta, konflikti rrezikon të shtrihet edhe në Ballkan.

Jemi në prag të një konflikti më të gjerë në Ballkan. Situata është shumë e rrezikshme, e tensionuar dhe në prag të konflikteve më të gjera, dhe sipas mendimit tonë, ajo përshkruan dhe pasqyron të gjitha ngjarjet në terren dhe rreth Kosovës”, theksoi ambasadori rus”, tha Kharchenko.

Kharchenko foli gjithashtu edhe për ndalimin e patriarkut Porfir në Kosovë. Sipas tij ky veprim shton tensionet mes dy vendeve teksa u shpreh se Prishtina dëshiron të ndalojë ose shkatërrojë Ortodoksinë.


Ndalimi i patriarkut për të vizituar faltoret serbe në Kosovë është përtej çdo kufiri të logjikës”, tha Bochan-Harchenko për Tanjuç dhe shtoi se është e rëndësishme të flitet për shkaqet dhe arsyet e një situate të tillë.

Nga ana e tij, eksperti i sigurisë kosovare, Agim Musliu, ka theksuar se paraqitja e ambasadorit rus, pas pranisë së grupeve kriminale në barrikada, kompleton mozaikun e ndërhyrjes ruse në Kosovë përmes Serbisë.

'Pas paraqitjes së forcave ëagner, forcave nga Qendra e Spiunazhit në Nicë dhe grupeve të tjera në postblloqe në veri të Kosovës, tani është shfaqur edhe ambasadori rus në Beograd. Kjo plotëson mozaikun e përfshirjes ruse në Kosovë përmes Serbisë', tha ai.

Sot shënohet dita e 20-të e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, por ka shenja tërheqjeje nga ana e Prishtinës. Autoritetet gjyqësore të Kosovës vendosën dje arrest shtëpie për ish policin Dejan Padiç. Dejan Padiç u arrestua më 10 dhjetor nën dyshimin për veprimtari terroriste dhe u mbajt në paraburgim. Lirimi i tij i përkohshëm në pritje të gjykimit ishte një nga kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave. Kërkesat e tjera përfshijnë lirimin e dy serbëve të tjerë të arrestuar dhe tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu me shumicë serbe. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme, të martën, është vendosur një bllokim i ri në Merdare, rruga kryesore që lidh Serbinë jugore me Kosovën, këtë herë në anën serbe të kufirit administrativ. Banorët e zonës vendosën kamionë të ngarkuar me rrënoja pingul me rrugën duke bllokuar kështu hyrjen e automjeteve në pikën kufitare “Merdare”. Ky vendkalim është vendkalimi kryesor i mallrave për në Kosovë, ndërsa në ditë festash shfrytëzohet nga kosovarët që punojnë jashtë vendit dhe kthehen në vendlindje për pushime.

tensione në veri të kosovës aleksander bocan kharchenko

Sondazh

Poll