Aktualitet

Grabiste gratë e moshuara kur dilnin nga kisha, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave.

28 Dhjetor 2022, 23:22 Nga I.A
Grabiste gratë e moshuara kur dilnin nga kisha, arrestohet
Policia

GREQI- Një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste. I riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa. Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave.

26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë. Mësohet se nga qershori 2020, shqiptari, duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje dhe i grabiste ato.

Përmes vjedhjeve i riu ka arritur të sigurojë një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë dhe dokumentet e tyre personale, ndërsa në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Faliros, u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë. I arrestuari është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

 

arrestohet 26-vjecari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll