Aktualitet

Kunata e Edmond Papës: Po i jepja vjehrrës për të ngrënë kur morëm vesh vrasjen, e dërgova në spital, nuk kishte konflikte

Përsa i përket ndonjë piste të mundshme, kunata e 49-vjeçarit thotë se Papa (Hoxha) nuk kishte konflikte dhe nuk dinte të drejtonte gishtin ndaj ndonjë personi konkret.

28 Dhjetor 2022, 21:20 Nga F.M
Kunata e Edmond Papës: Po i jepja vjehrrës për të
Edmond Papa

TIRANË- Kunata e Edmond Papës, e identifikuar me inicialet A.B., e mësoi vrasjen nga pronari i lokalit ku 49-vjeçari pinte kafe. Në dëshminë e dhënë para hetuesve dhe të zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”, gruaja tregon se shkoi në lokal të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Ajo thotë se ka marrë makinën dhe është nisur me kunatin e plagosur drejt spitalit. Përsa i përket ndonjë piste të mundshme, kunata e 49-vjeçarit thotë se Papa (Hoxha) nuk kishte konflikte dhe nuk dinte të drejtonte gishtin ndaj ndonjë personi konkret.

“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person,”- ka rrëfyer kunata.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll