Aktualitet

Viola Sterjo, drejtoresha-patronazhiste që premtonte miliona euro për projektet e AZHBR

Dosja.al zbardhi sot dhe rastet e mashtrimeve që kishte kryer drejtoresha-patronazhiste si dhe shumat e mëdha të parave që kishte marrë siryshfet në këmbim të shërbimeve që i kishte premtuar. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). 

28 Dhjetor 2022, 23:01 Nga F.M
Viola Sterjo, drejtoresha-patronazhiste që premtonte miliona euro për
Viola Sterjo dhe Erion Veliaj

TIRANË- Viola Sterjo, drejtoresha që përfundoi sot në pranga mbart me vete një historic rushfetesh dhe shërbimi ndaj qeverisë aktuale, të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama. Dosja.al ju sjell dhe ‘skedën’ e patronazhistëve, në të cilën Sterjo duket se ka qenë mjaft besnike e ka shërbyer që nga viti 2013.

“Me Violën e mirë”, shkruante kryebashkiaku Erion Veliaj në një foto që kishte publikuar më herët krah Sterjos, në një nga aktivitetet që i kishte bërë bashkë. Të dy kanë punuar dhe në Bashkinë e Tiranës, ku Sterjo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Mjedisit. Sterjo ka qenë drejtoreshë gjithashtu në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, ndërsa në momentin që u arrestua ishte emëruar po drejtoreshë, por në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Dosja.al zbardhi sot dhe rastet e mashtrimeve që kishte kryer drejtoresha-patronazhiste si dhe shumat e mëdha të parave që kishte marrë siryshfet në këmbim të shërbimeve që i kishte premtuar. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). 

Denoncimet ndaj saj nisën më 12 Dhjetor, kur një prej qytetarëve që kishte paguar ryshfet, por që nuk rezultonte si aplikant në AZHBR iu drejtua policisë së Korçës për të bërë denoncim. Pas tij, kallëzimet nuk kishin të ndalur….

Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë si fillim dhe më pas 28 mije euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë.

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorise se Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte perfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

Në një tjetër rast, kur një qytetar i kishte kërkuar 90 mijë eurot që ia kishte dhënë ryshfet, Sterjo ishte detyruar të nënshkruante një kontratë noteriale, ku i njihte detyrimin dhe angazhohej t’ia kthente paratë brenda 6 muajsh. Në rast të kundërt i linte si garanci banesën e vjehrrit.

arrestohet viola sterjo viola sterjo

Sondazh

Poll