Aktualitet

Merr flakë kutia e energjisë elektrike në një pallat në Burrel

Zjarri është shuar, por shkaqet e rënies së flakëve nuk dihen ende.

28 Dhjetor 2022, 23:21 Nga F.M
Merr flakë kutia e energjisë elektrike në një pallat në
Zjarr

BURREL- Një kuti energjie elektrike ka marrë flakë në një pallat në Burrel. Në një njoftim zyrtar, Policia e Burrelit bën me dije se ka pasur dëme material si pasojë ezjarrit, por jo në njerëz. Zjarri është shuar, por shkaqet e rënies së flakëve nuk dihen ende.

Njoftimi:

Në orët e mbrëmjes, në hyrjen e një pallati në qytetin e Burrelit, ka marrë flakë kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik që furnizonte pallatin me energji dhe nga ky dëmtim nuk ka persona të lënduar. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

zjarr ne burrel

Sondazh

Poll