Aktualitet

VIDEO- Nxënësit e shkollës fillore ‘tërbohen’ me këngët e Noizyt: Beli i hollë, big a** (Mësueset kërcejnë me ta)

Kënga që dëgjohet në sfond është ajo e reperit Noizy me Loredanën dhe përmbajtja e tekstit eshtë +18.

28 Dhjetor 2022, 23:17 Nga F.M
VIDEO- Nxënësit e shkollës fillore ‘tërbohen’ me
Nxënësit

TIRANË- Nxënësit e një shkolle fillore kanë festuar këtë fundvit, por muzika e zgjedhur, ndoshta nga menaxherët e lokalit, ndoshta nga mësueset apo vetë ata, duket se nuk është aspak e përshtatshme për moshën e tyre. Në një video të publikuar nga një faqe në Instagram, shihet vetëm një fragment i ‘festës’ së tyre, por është e kuptueshme që ky ‘tërbim’ ka zgjatur disa orë. Kënga që dëgjohet në sfond është ajo e reperit Noizy me Loredanën dhe përmbajtja e tekstit eshtë +18.

Ftyra 10/10, beli hollë, big ass.
Ëine for me, ëine for me, go hard.
Gimme some, gimme some of that raw.
Back it up, back it up, on that chaa.
H-, h-, heart attack.
Tik-tik-tak, ti po m'jep heart attack.
Du me t'pas ty përveti për cdo mëngjes për cdo natë.
Du me t'marr krejt botën me ta bo si dhuratë. Un e di që ke vlera shumë, si ducat,”- janë vetëm disa prej fjalëve të tekstit, por mësueseve kjo gjë s’u bën përshtypje.


Fëmijët ndoshta nuk e kuptojnë mirë mesazhin që përcjell kjo këngë, por as mësueset që ua dinë kuptimin këtyre fjalëve, nuk është se marrin ndonjë masë. Ato shihen që kërcejnë bashkë me nxënësit dhe i filmojnë ata gjithashtu. Sigurisht pas këngëve të tilla duhet dhe një ‘dozë’ rrjete sociale.

nxenesit e shkolles fillore noizy loredana zefi

Sondazh

Poll