Sport

Dhoma e zhveshjes së Manchester United nuk e harron kollaj Cristiano Ronaldon...

Pas fitores ndaj Nottingham Forestit pati një kujtim për portugezin

28 Dhjetor 2022, 17:23 Nga DOSJA
Dhoma e zhveshjes së Manchester United nuk e harron kollaj Cristiano
Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, në një ndeshje të Manchester United

ANGLI - Manchester United ka arritur dje një fitore të rëndësishme ndaj Nottingham Forest (3-0), për të vazhduar synimin në Premierligë. Tifozët e saj mundën të festonin në ‘Old Trafford’ dhe tashmë kanë filluar të qetësohen pas ‘stuhisë’ së quajtur Cristiano Ronaldo. Portugezi pushoi së qeni te Manchester United, pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, ku nuk i kurseu kritikat për të klubin apo trajnerin e tij Ten Hag.

Gjithsesi, tifozët tashmë kanë filluar ta harrojnë, por futbollistët e skuadrës së Manchester United nuk do ta kenë aq të lehtë. Në veçanti, sepse ata duhet të përballen me pyetjet e gazetarëve.  Kështu ka ndodhur me danezin Christian Eriksen, i cili është dashur të përgjigjet kur është pyetur për Ronaldon. Ai mund të kishte zgjedhur të mos përgjigjej, por danezi preferoi të fliste për këtë.

“Ne jemi të trishtuar që Ronaldo nuk është me ne, trashëgimia e tij dhe emri i tij në këtë klub janë të veçanta. Për mua ishte mirë që pata mundësinë të luaja me të”,- ka reflektuar ish-lojtari i Tottenham.

Eriksen gjithashtu komentoi, se edhe nëse ai përmendej, Cristiano Ronaldo nuk është më i pranishëm apo e ardhmja për 'Djajtë e Kuq': "Futbolli vazhdon. Pas lojës njerëzit harrojnë atë që ndodhi më parë dhe tani është zhdukur".

Manchester United vazhdon jetën e tij, ndërsa Cristiano Ronaldo do të vazhdojë, në pritje të konfirmimit, nëse do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite te Al Nassr, siç pritet të njoftohet zyrtarisht së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll