Sport

SURPRIZUESE! Leo Messit fiksohet në një klub nate në Rosario, duke kënduar "Muchachos". Videoja bëhet virale…

Kapiteni argjentinas është parë kënduar dhe kërcyer këngën e skuadrës ‘Albicelesteve’ në Katar 2022, gjatë festave të Krishtlindjeve në vendlindjen e tij në Rosario.

28 Dhjetor 2022, 18:01 Nga DOSJA

SURPRIZUESE! Leo Messit fiksohet në një klub nate në Rosario,

ARGJENTINE - Festimet e ‘Albicelestes’ pasi u bë kampion bote në Katar, duket se nuk kanë fund. E fundit që ka dalë në dritë është ajo e Leo Messit, i cili është kapur, duke festuar dhe duke kënduar këngën hit "Muchachos" nga La Mosca Tsé-Tsé.

Rasti nuk është më pak. Argjentina doli kampione e botës, pasi mposhti Francën në finale me penallti. Pas bilbilit të fundit, të gjithë lojtarët e kanë festuar titullin në mënyrën e tyre dhe në vendet e tyre në Argjentinë, duke shfrytëzuar rastin për t'u nderuar nga fqinjët e tyre.

Leo Messi shkoi në Rosario për të takuar më vonë mikun e tij të madh Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve së bashku. Mirëpo, në mes të këtyre festave, Messi ka vazhduar të festojë titullin dhe nuk ka humbur rastin të këndojë këngën që ka shoqëruar kombëtaren ‘Albiceleste’ gjatë gjithë turneut.

Kupa e Botës e Leo Messit ka qenë e jashtëzakonshme. Argjentinasi me numër '10' shënoi shtatë gola gjatë gjithë turneut, duke u tejkaluar vetëm nga Kylian Mbappé. Më tej, kapiteni i Kombëtares ishte asistuesi më i mirë i turneut me 3, duke barazuar Griezmann dhe Harry Kane.

Për këtë arsye, Messi u zgjodh edhe lojtari më i mirë në Botëror, duke shënuar gola në të gjitha ndeshjet e fazës finale të turneut dhe duke qenë futbollisti me më shumë paraqitje në ndeshjet e Botërorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll