Sport

Club Brugge, i kualifikuar në Ligën e 1/8-tat e Champions League, shkarkon trajnerin…

Skuadra kampione në fuqi belge, shkarkoi trajnerin Carl Hoefkens, të mërkurën për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat (e katërta). Kjo edhe pse klubi krijoi surprizën në Champions League, duke u kualifikuar në fazën eliminatore.

28 Dhjetor 2022, 17:03 Nga DOSJA
Club Brugge, i kualifikuar në Ligën e 1/8-tat e Champions League,
Carl Hoefkens u shkarkua nga Club Brugge të mërkurën

BELGJIKE - Shkëlqyeshëm në Europë, zhgënjyes në Belgjikë. Club Brugge njoftoi të mërkurën shkarkimin e trajnerit të tij, Carl Hoefkens (44), për shkak të rezultateve zhgënjyese në kampionat. "Blauw en Zwart" (Bluzinjtë) arritën barazimin e tyre të katërt në fund të ndeshjes të së hënës (1-1) kundër Louvain. Ata aktualisht renditen në vendin e katërt në Jupiler Pro League, 12 pikë prapa liderit Genk.

Në Europë, Hoefkens arriti suksesin e kualifikimit për në fazat e eliminimit të Champions League, përpara Atlético Madrid dhe Bayer Leverkusen. Belgët do të përballen me Benficën.

“Pavarësisht një ecurie të mirë në Champions League, performanca dhe niveli i lojës në ligë kanë qenë zhgënjyese”, tha klubi në një deklaratë, duke shtuar se pushimi i Kupës së Botës nuk solli “asnjë përmirësim”.

Club Brugge, i kualifikuar në Ligën e 1/8-tat e Champions League,

“Nuk duhet nënvlerësuar as roli i tij në sezonin e suksesshëm të Champions League këtë sezon. Zgjedhjet tona verën e kaluar nuk sollën nivelin e dëshiruar të lojës dhe rezultatet në kampionatin dhe kupën belge. Tani po punojmë për suksesin më të mirë të mundshëm për klubin”,- tha presidenti i klubit Vincent Mannaert.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll