Sport

Luis Fernandez dëshiron ta marrë titullin e “Legjionit të Nderit” në Parc des Princes

Ish-mesfushori Luis Fernandez, 63 vjeç, është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” korrikun e kaluar, por ai trofeun kërkon të marrë në terrenin e Parc des Princes, ku ai ka arritur shumicën e suksesit të tij si lojtar dhe trajner.

28 Dhjetor 2022, 08:36 Nga DOSJA
Luis Fernandez dëshiron ta marrë titullin e “Legjionit të
Luis Fernandez, së bashku me Christophe Galtier, i pranishëm rregullisht në tribunat e ‘Parc des Princes’

FRANCE - Titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” promovuar më 14 korrik, Luis Fernandez donte ta merrte në ‘Parc des Princes’.

Brenda kufijve të fushës, ku ish-mesfushori 63-vjeçar u zbulua dhe përjetoi shumicën e sukseseve të mëdha të karrierës së tij si lojtar me PSG: Kupën e Francës në 1982 dhe 1983, kampionatin francez 1986, por edhe me kombëtaren franceze, ku doli kampion europian në vitin 1984.

Si trajner i klubit parizien, ai drejtoi dhe arriti të fitonte si Kupën e Francës, ashtu edhe titullin kampion në 1995. Luis Fernandez ishte një ish-anëtar i mesfushës magjike të ‘Bluve’, e cila formohej me Michel Platini, Alain Giresse dhe Jean Tigana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll