Bota

Kërcënim me bombë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, evakuuohen udhëtarët dhe personeli

Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

28 Dhjetor 2022, 10:10 Nga A.B
Kërcënim me bombë në aeroportin ndërkombëtar
Aeroporti

KOSOVË- Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka raportuar se janë informuar për këtë ngjarje. 

Gara shkruan në një postim të bërë në Facebook, se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

bombe ne aeroportin e prishtines

Sondazh

Poll