Aktualitet

Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg, Gert Shehu: Dua të iki në shtëpi, jam djalë i vetëm, kam ilaçe për të pirë

Togat e zeza vendosën që të mos e merrnin parasysh kërkesën e avokatëve të Shehut për t’i ndryshuar klientit të tyre masën e sigurisë "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

28 Dhjetor 2022, 11:16 Nga k.m.
Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg, Gert
Sali Berisha dhe Gert Shehu

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës shqyrtoi sot kërkesën e Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së datës 6 dhjetor. Në seancën që pritet të zhvillohet në orën 12:30, togat e zeza vendosën që të mos e merrnin parasysh kërkesën e avokatëve të Shehut për t’i ndryshuar klientit të tyre masën e sigurisë "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Ose të paktën shtrim i detyruar ne spitalin psikiatrik. Edhe sot, vendosën masën e sigurisë "burg pa afat".

Gjatë seancës, Shehu kërkoi që të kthehej në shtëpi, duke dhënë aryse të ndryshme. Ai ka thënë se do që të ikë në shtëpi se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet. 

"Dua të iki në shtëpi që të marr ilaçet për mjekim. Dua të iki në shtëpi edhe se jam djali i vetëm."

Ndërkohë që nga ana tjetër, kryetari i PD-së Sali Berisha kishte deklaruar se e fal autorin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulmin, duke pretenduar se Gert Shehu është përdorur. Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Po ashtu, edhe masa e sigurisë "arrest me burg" iu komunikua teksa ndodhej në shtratin e spitalit. 

sali berisha gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll