Aktualitet

Mbiprodhimi i vajit të ullirit, Resuli: Ç'i bëre popullit o Sali Berisha, mbështete mbjelljen e ullinjve, ka mbetur vaji pa shitur

Përmes një postimi të bërë në Facebook, me ironi, Resuli shkruan se Berisha e mori në qafë popullin pasi mbështeti mbjelljen e ullinjve dhe ka mbetur vaji pa shitur tani. 

28 Dhjetor 2022, 09:48 Nga A.B
Mbiprodhimi i vajit të ullirit, Resuli: Ç'i bëre popullit
Ervin Resuli

TIRANËSipërmarrësi Ervin Resuli ka reaguar për deklaratën e ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila u shpreh dje se vaji shqiptar kanë mbetur pa shitur për shkak të mbiprodhimit e mbjelljes pa planifikim të ullirit. Përmes një postimi të bërë në Facebook, me ironi, Resuli shkruan se Berisha e mori në qafë popullin pasi mbështeti mbjelljen e ullinjve dhe ka mbetur vaji pa shitur tani. 

'E more meqaf , çi bere ketij populli o Sali Berisha , mbeshtete mbjelljen e ullinjeve ka mbetur vaji pa shitur tani'- shkruan Resuli në një postim të bërë në Facebook. 

Në kohën kur kryedemokrati Sali Berisha ishte në pushtet, subvencionoi mbjelljen e ullinjve.

Ky reagim vjen pas deklaratës së një dite më parë, të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e cila tha se situata me mbipopullimin e sektorit të ullirit është situatë e përsëritur për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjellja pa plan apo strategji.

Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut. 

ervin resuli vaji i ullirit

Sondazh

Poll