28 Dhjetor 2022, 09:40
Nga f.g
Foto nga laboratori
UDORF, ZVICER- Një operacion i fundit i realizuar nga policia zvicerane ka përfunduar me goditjen e një laboratori të sofistikuar ku prodhoheshin para false. Policia ka sekuestruar rreth 2 milionë dollarë amerikanë fals dhe një sasi prej 240 kilogram marijuanë që ishin gati për tu futur në treg. Në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një zviceran, ndërsa mediat vendase shkruajnë se një pjesë e parave kanë mundur të mbërrijnë në Shqipëri në rrugë tokësore. Zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë në 2012.
Operacioni ka nisur që prej 16 nëntorit kur në Udorf të Zvicrës policia gjeti një fabrikë prodhimi të kërpit legal, kanabidiolit (CBD). Atje policët gjetën një pjalmues, që shërben për të marrë kristalet e rrëshirës nga sythat e vegjël të luleve të kërpit. Përpunimi i tyre prodhon marijuanë. Këtu nisi dyshimi se pas fabrikës prodhohej kanabis. Pas kontrolleve nga efektivët, të arrestuarve iu gjet 240 kilogramë marijuanë që nëse dilte në treg kap vlerën e 1 milionë frangave zvicerane, 600 kilogram kërp legal dhe arrestoi dy burra. Policia gjeti brenda shtëpisë një laborator ku ndodheshin makina printimi dhe pajisje për prodhimin e parave false.
Prokuroria Federale ka marrë nën hetim rastin e Udorf bashkë me policinë e rajonit. Sipas gazetës zvicerane, “Tagesanzeiger” falsifikuesit nga Urdorfi nuk e kishin për herë të parë prodhimin e parave false. Kush janë dy të arrestuarit? Bëhet fjalë për shqiptarin 48-vjeçar Enes S. dhe 70-vjeçarin zviceran Loris G. (emrat janë ndryshuar nga redaktori) – të dy shtetas zviceranë. I lindur në Shqipëri, S. drejtonte një garazh në Spreitbach. Por eksperti i falsifikimit ka qenë zvicerani Loris G. Ai e kishte mësuar falsifikimin nga puna në printerin e njohur të sigurisë së lartë Orell Füssli në Cyrih. Ai kishte kryer trajnime speciale në kompaninë ku printoheshin para dhe ka punuar atje si zhvillues, megjithëse kompania mohon që ai të ketë më lidhje me ta. “Ai nuk është një punonjës aktiv i Orell Füssli”, tha një zëdhënëse e kompanisë pas kërkesës. Loris G., ka sofistikuar punën e tij pas një jetese në Tajlandë ku mendohet se ka mundur të falsifikojë monedhën e Tajlandës Baht, ku i shtypur është mbreti. Tajlanda e ka arrestuar dhe e ka dënuar me burgim të gjatë, por një falje nga mbreti ai ka mundur të lirohet. Në vitin 2012, ai shkoi në Kosovë, ku ka hedhur në treg 1 milionë dollarë amerikanë fals. Atje është arrestuar dhe më pas është liruar. Pas Kosovës, mendohet se ka nisur edhe bashkëpunimi me shqiptarin Enis S.. Të dy kanë blerë makina printimi në Gjermani në vitin 2021, përfshirë edhe një makinë tharjeje. Ngarkesa e fundit ka mbërritur në fund të janarit. Dyshja kishin letër speciale për shtypjen e parave të falsifikuara të dërguara nga Azia Juglindore. Vetëm investimi për makineritë kap vlerën e 350 mijë frangave. Me mjeshtërinë e zviceranit të dy arritën të prodhonin miliona dollarë, një pjesë e të cilave sipas gazetës kanë mbërritur në Shqipëri.
48-vjeçari Enis S. ka sjellë gradualisht një pjesë të parave të falsifikuara në atdheun e tij origjinal, Shqipëri, në një vend të fshehtë në makinën e tij. Të dy janë tashmë në burg dhe në rast dënimi, do të qendrojnë për disa vite pas hekurave./Dosja.al
arrestohet shqiptar enis s para false ne zvicer
zvicer 1
zvicer 4
zvicer 3
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 09:06
A.B
Policia
ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka dalë me një sqarim pasi mbrëmjen e djeshme doli në media lajmi se një...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:55
a.l
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë vdekjen e stuardeses...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:37
A.B
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Struktura dhe organika e ASIG...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:31
A.B
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis sh...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:22
A.B
Policia
ITALI- Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Rimmi. Mediat italiane raportojnë se e moshuara (ende e pai...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:16
A.B
Greta Dyrmishi
TIRANË- Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më dat&...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:41
A.B
Foto ilustruese
GREQI- Dy të mitur të akuzuar për përdhunimin e një studenteje 15-vjeçare nga Ilioni u ...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:35
A.B
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me mbiprodhimin e vajit të ullirit dhe tregun e tij të shitjes. Përm...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:32
A.B
Ushtarak
TIRANË- Garda e Republikës ka vendosur që të pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Arma...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:17
A.B
Momenti i arrestimit
SERBI- Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së...