Aktualitet

Kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit/ Koka: Qeveria e Ramës s'ka ngritur laborator certifikimi të cilësisë, fajin ua 'faturojnë' fermerëve

Sipas Kokës, problemi i vërtetë i fermerëve shqiptarë ne fakt është se në 9 vite qeveria e Ramës nuk ka ngritur një laborator çertifikimi të cilësise së vajit të ullirit dhe për këtë arsye vaji shqiptar nuk mund te eksportohet në BE.

28 Dhjetor 2022, 08:31 Nga A.B
Kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit/ Koka: Qeveria e Ramës
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis shkrimin duke bërë një lidhje me prodhimin dhe shitjen e vajit në Shqipëri dhe në Palestinë. Ai thotë se kemi një të përbashkët, atë të prodhimit dhe shitjes së vajit. Sipas Kokës, problemi i vërtetë i fermerëve shqiptarë ne fakt është se në 9 vite qeveria e Ramës nuk ka ngritur një laborator çertifikimi të cilësise së vajit të ullirit dhe për këtë arsye vaji shqiptar nuk mund te eksportohet në BE. Ai thotë me ironi se ministrja Frida Krifca ua faturoi fajin fermereve të cilët kultivuar ullirin në vend të kanabis sativas. 

REAGIMI:

Shqiperia dhe Palestina

Shqiperia dhe Palestina kane nje te perbashket. Problemin e prodhimit dhe shitjes se vajit te ullirit. Palestina ka cilesine me te larte te vajit te ullirit ne ate zone, por Izraeli nuk e lejon ta shese dhe i gjjthe prodhimi konsumohet brenda territorit palestinez. Shqiperia ka te njejtin problem! Ne kete rast, pengesa e fermerit shqiptar ndryshe nga fermeri palestinez nuk eshte nje qeveri pushtuese si e Izraelit, por qeveria sundimtare e Edi Rames. Qeveria e "fajin e ka Saliu" subvencionoi mbjelljen masive te ullinjve dhe sot ky projekt u konfirmua nga Frida Krifca se ka rezultuar i suksesshem me nje fond prej 10 milione pemesh ne te gjithe Shqiperine. Por ky sukses i "fajin e ka Saliu" sot na u shit si nje deshtim nga "ideuesja e shkolles se barinjve" Frida Krifca. Problemi i vertete i fermereve shqiptare ne fakt eshte se ne 9 vite qeveria e Edi Rames e cila ka asgjesuar plot 12 miliarde dollare buxhete, nuk ka ngritur nje laborator certifikimi te cilesise se vajit te ullirit dhe per kete arsye vaji shqiptar nuk mund te eksportohet ne BE. Por si cdo deshtim edhe sot "ideatorja e shkolles se barinjve" ua faturoi fajin fermereve qe kane kultivuar ullirin ne vend te kanabis sativas. Ajo deklaron se kemi mbiprodhim, por harron qe qeveria ku ajo ben pjese nuk ka bere asgje per te sigurur treg!
p.s...Mire qe nuk kane turp, por nuk kane as marre!

Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e pyetur pas mbledhjes së qeverisë për problematikën aktuale të sektorit të ullirit që është mbiprodhimi dhe mungesa e tregut të shitjes tha se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite, për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjella pa plan apo strategji.

bledian koka vaji i ullirit

Sondazh

Poll