28 Dhjetor 2022, 08:37
Nga A.B
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.
Kjo agjenci do të merret administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj.
VENDIMI:
I. Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.147, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3.Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.”.
2. Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1. Drejtori i përgjithshëm i ASIGU-t mbështetet nga një zëvendësdrejtor.”.
3. Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: a) Titulli i nenit ndryshohet, si më poshtë vijon: “Funksioni i koordinimit ndërinstitucional, i administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor”; b) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon: “Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor, ASIG-u ushtron këto funksione:”.
c) Pas shkronjës “j” shtohen shkronjat “k”, “l”, “ll”, “m”, “n” dhe “nj”, me këtë përmbajtje:
“k) administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, etj., të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj;
l) përpunimin dhe analizimin e të dhënave të informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj.;
ll) shpërndarjen e informacionit të përpunuar gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj., për autoritetet publike, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë;
m) bashkëpunimin me ministritë apo institucionet për caktimin e personave përgjegjës/pikës së kontaktit, të nevojshëm për analizimin dhe përpunimin e thelluar të informacionit të marrë nga teknologjitë e avancuara;
n) hartimin, në bashkëpunim me ministritë apo institucionet, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të manualeve dhe udhëzimeve të nevojshme për mënyrën e përdorimit të informacionit të përftuar nga monitorimi i territorit me teknologji të avancuar, të cilat miratohen nga drejtori i përgjithshëm, brenda 6 muajve nga aplikimi i kësaj teknologjie;
nj) përpunimin e të dhënave nga sistemet me qëllim prodhimin e raporteve të ndryshme në ndihmë të grupeve të interesit, për qëllime vendimmarrjeje apo statistikore.”.
autoriteti shteteror per informacionin gjeohapesinor vkm
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:31
A.B
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis sh...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:22
A.B
Policia
ITALI- Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Rimmi. Mediat italiane raportojnë se e moshuara (ende e pai...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:16
A.B
Greta Dyrmishi
TIRANË- Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më dat&...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:41
A.B
Foto ilustruese
GREQI- Dy të mitur të akuzuar për përdhunimin e një studenteje 15-vjeçare nga Ilioni u ...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:35
A.B
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me mbiprodhimin e vajit të ullirit dhe tregun e tij të shitjes. Përm...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:32
A.B
Ushtarak
TIRANË- Garda e Republikës ka vendosur që të pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Arma...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:17
A.B
Momenti i arrestimit
SERBI- Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:16
A.B
Moti
TIRANË- Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim t&eum...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:15
A.B
Spitali
Si një nga investimet më strategjike, ky spital do t’i ofronte jugut të vendit shërbimeve mjeksore cilës...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 07:07
a.b;f.g
Shqiperi-Kine
TIRANË- Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyr...