Aktualitet

Sherr brenda Komisariatit të Librazhdit? Policia: Nuk është e vërtetë, qytetari kundërshtoi efektivin, u kërkuan përforcime

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte 52-vjeçarin, Sh. D, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.

28 Dhjetor 2022, 09:06 Nga A.B
Sherr brenda Komisariatit të Librazhdit? Policia: Nuk është e
Policia

ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka dalë me një sqarim pasi mbrëmjen e djeshme doli në media lajmi se një efektiv kishte dhunuar një qytetar brenda komisariatit. Duke mohuar se ky lajm ishte i vërtetë, Policia sqaron ngjarjen. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:15, në kohën kur është është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt. Policia shkoi në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi u telefonua nga personi me inicialet K. F., aty ku më pas u gjet dhe personi me inicialet, Sh. D, i përfshirë në konflikt. 

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte 52-vjeçarin, Sh. D, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet se një punonjës policie ka goditur me grusht një qytetar, në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë. Më datë 27.12.2022, rreth orës 15:15, është njofuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K. Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D. Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë veprimet procedurale nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

sherr ne komisariatin e librazhdit

Sondazh

Poll