Politike

Kur hapet ‘drita jeshile’ për lojërat e fatit? Ibrahimaj: Në 3 muajt e parë të vitit të ri do të miratojmë ligjin

Ministrja tha se brenda 3 mujorit të parë pritet që ky ligj të miratohet.

28 Dhjetor 2022, 10:09 Nga A.B
Kur hapet ‘drita jeshile’ për lojërat e fatit? Ibrahimaj:
Baste sportive

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se është drejt finalizimit procesi për lejimin e basteve online. Gjatë konferencës vjetore për gazetarët, ministrja tha se brenda 3 mujorit të parë pritet që ky ligj të miratohet.

Pyetje: Kur do lejohen bastet sportive?

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll