Politike

Sulmet kibernetike në banka, Ibrahimaj: Ndodhin në të gjithë botën

Ajo tha se qeveria po ngre një strukturë monitoruese për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.

28 Dhjetor 2022, 10:04 Nga A.B
Sulmet kibernetike në banka, Ibrahimaj: Ndodhin në të gjithë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj komentoi ditën e sotme sulmet kibernetike në banka në vendin tonë. Teksa ishte në konferencën e fundvitit me gazetarët ajo u shpreh se si pasojë e këtyre sulmeve nuk është prekur asnjë llogari e individëve.

Ibrahimaj deklaroi se sulme të tilla ndodhin në të gjithë botën, teksa theksoi se qeveria po ngre një strukturë monitoruese për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.

“Ka pasur njoftime që sektori bankar është sulmuar nga atake kibernetike. Ju siguroj që ka në muaj mbi 1 mln sulme të cilat janë sulme të përditshme në sektorin privat apo publik. Tani është një luftë e prekshme që prek çdo sektor publik apo privat. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët sa i përket sulmeve kibernetike. Qeveria është duke ndërtuar infrastrukturën që do monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Është një dukuri që nuk ndodh vetëm në vend. Ndodh në të gjitha vendet e botës sepse kjo është një lloj lufte e re e një ere të re”, deklaroi ajo.

delina ibrahimaj sulmet kibernetike ne banka

Sondazh

Poll