Politike

‘Paga minimale do vijojë të rritet’/ Ibrahimaj: Presim që deri në fund të vitit borxhi publik të reduktohet

Ibrahimaj tha se kanë shpresa që borxhi publik të reduktohet deri në fund. 

28 Dhjetor 2022, 09:59 Nga A.B
‘Paga minimale do vijojë të rritet’/ Ibrahimaj: Presim
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi për gazetarët në konferencën e fundvitit se paga minimale do të rritet më tej. Ajo shtoi se kanë shpresa që borxhi publik të reduktohet deri në fund. 

'Paga mesatare ka shënuar 9.18% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Paga minimale, ka pasur një ndikimin dhe në periudhat në vijim, duke qënë se kemi vendosur ta rrisim më tej. 

Shpenzimet janë rritur me 4.4% në krahasim me vitin 2021. Treguesit kryesorë makroekonomik kanë qënë në konsolidim, borxhi publik ka ardhur në reduktim, arriti në 67.7%. Presim që deri në fund të vitit të shkojë në 68.8% dhe të reduktohet në periudhat në vijim. 

Inflacioni në nëntor për herë të parë ne patëm një inflacion normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor. Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit per nentorin eshte 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit.'- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll