Politike

Sezoni veror, Kumbaro: Në 2022-in erdhën në Shqipëri 7.1 milionë turistë

Kumbaro shtoi se synimi për vitin që vjen është që të ketë nivel më të lartë pastërtie.

27 Dhjetor 2022, 13:27 Nga A.B
Sezoni veror, Kumbaro: Në 2022-in erdhën në Shqipëri 7.1
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se deri në muajin nëntor 7.1 mln turistë të huaj, që tregon për një vit të sukseshëm në sektorin e turizmit. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro shtoi se synimi për vitin që vjen është që të ketë nivel më të lartë pastërtie.

'Morëm një vendim që ka të bëjë me sezonin veror, për pastrimin e plazheve. Në vitin 2022, ne pa mbyllur mirë punën nisëm punën për sezonin e ardhshëm. Bëhemi gati për atë që do jetë një vit akoma më i suksesshëm turistik. Vjet kishim 7.1 milionë turistë. Me këtë vendim, nga 4 bashki që ishim në vitin 2022, Sarandë, Himarë, Durrës dhe Kavajë, për vitin 2023, agjensia e bregdetin do shtojë dhe atë të Vlorës dhe Rrogozhinës, duke e çuar 6 bashki, vijat bregdetare të cilat janë më të gjata. Doja të falenderoja dhe bashkitë, pasi do jetë bashkëpunim shumë i ngushtë. Do të vazhdojë dhe në vitin 2023 duke u shtuar niveli i pastërtisë dhe asaj që i ofrojmë turistëve. '- tha Kumbaro.

mirela kumbaro vkm 27 dhjetor 2022

Sondazh

Poll