Politike

Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes? Krifca: Kam shumë respekt për të, jam e hapur për dialog

Krifca tha se ka shumë respekt për Braçen, mirëpo shtoi se diskuton gjithmonë me grupin e Partisë Socialiste. 

27 Dhjetor 2022, 13:17 Nga A.B
Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes? Krifca: Kam
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u pyet nga gazetarët se përse nuk merr në konsideratë propozimet që bëhen nga deputeti socialist, Erion Braçe. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Krifca tha se ka shumë respekt për Braçen, mirëpo shtoi se diskuton gjithmonë me grupin e Partisë Socialiste. 

Pyetja: Pse nuk merrni parasysh propozimet e Braces?

Krifca: Unë këtu vij dhe flas si ministre bujqësie dhe jo me qëndrime personale, jemi bazuar në shifra dhe fakte. Janë produkt i një konsultimi të gjerë. Bashkëveprojmë me shoqata dhe me institucionin më të rëndësishme të dijes, siç është ai Bujqësor i Tiranës. Deri më tani kemi bërë këshu dhe do vijojmë. 

Pyetja: Po me Bracen nuk keni diskutuar. 

Krifca: Unë diskutoj me grupin e partisë socialiste. Jam shumë e hapur të dialogoj me këdo, aq më tepër me zotin Braçe ndaj të cilit kam respekt.

frida krifca erion brace vkm 27 dhjetor 2022

Sondazh

Poll