Politike

Ibrahimaj prezanton risinë: Pritet të fillojë tatimi i profesioneve të lira

Ministrja tha se kjo masë do të merret për shkak të evazionit. 

28 Dhjetor 2022, 10:06 Nga A.B
Ibrahimaj prezanton risinë: Pritet të fillojë tatimi i
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se së shpejti do të nisë tatimi i profesioneve të lira. Në një konferencë për mediat, ministrja tha se kjo masë do të merret për shkak të evazionit. 

'Risi, pritet të fillojë tatimi i profesioneve të lira, për shkak të evazionit dhe përfitimit të disa kategorive. Ka pasur disa punëmarrës që kanë vendosur të hapin biznese me qëllim përfitimin nga politika e tatim fitimit 0. Ne kemi dashur të perkrahim bizneset e vogla, si markete, berber. Nuk kemi dashur t'i ngarkojme. '- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll