Politike

Tregu për vajin e ullirit, Krifca: Jemi në vështirësi sepse u mbollën më shumë pemë seç ishin planifikuar, i kemi mbështetur me naftë

Ministrja u shpreh se pavarësisht kësaj, në momentin që pemët mbillen pa planifikim dhe nuk ecën paralelisht me zgjerimin e infrastrukturës së shitjes së tij, me fabrikat e jo vetëm. 

27 Dhjetor 2022, 13:21 Nga F.M
Tregu për vajin e ullirit, Krifca: Jemi në vështirësi sepse
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja Frida Krifca thotë se vaji i ullirit nuk është shitur për shkak të mbjelljes së një numri të madh të pemëve, pa planifikim. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca tha se qeveria ka lehtësuar prodhuesit e vajit të ullirit duke i mbështetur me naftë. Ministrja u shpreh se pavarësisht kësaj, në momentin që pemët mbillen pa planifikim dhe nuk ecën paralelisht me zgjerimin e infrastrukturës së shitjes së tij, me fabrikat e jo vetëm. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Gjatë këtij viti ka patur një prodhim të lartë të vajit të ullirit, por nuk po gjen treg, a ka mekanizma qeveria për të ndërhyrë dhe ndihmuar në shitjen e vajit të ullirit për prodhuesit e vegjël? 

Përgjigje: Ne kemi një veprimtari të lartë të vajit të ullirit, siç e përmendni ju. 20% e tij tregtohet si ulli dhe 80% përpunohet si vaj ulliri. Kemi pasur ndër vite një problematike sistemike, me një mbiprodhim e mbimbjellje të rrënjëve të ullinjve, janë 10 milion rrënjë në të gjithë vendin që janë mbjellë pa një planifikim të qartë dhe kjo sjell më pas mbiprodhim në momente të caktuara. E cila nuk është shoqëruar njëkohësisht me strukturat e përpunimit dhe fabrikat, pavarësisht se kemi rreth 250 të tilla në vend, për të shoqëruar një përpunim të saktë të rregulluar me cilësi të lartë, me proces certifikimi ndër vite kështu që herë pas herë gjendemi përballë vështirësive të tilla. Jemi duke punuar vazhdimisht, si në kuadër ligjor e jo vetëm. Ne kemi kontakte me ministrin francez e italian të bujqësisë, kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar më tej këtë sektor, është një proces, është një punë në proces, kemi bërë dy ndërhyrje, kemi mbështetur me naftë sektorin e ullirit, ndërkohë që kemi futur dhe programin 26 milionë euro që e kemi miratuar, për të rritur hapësirën që nevojitet për ullirin në tregje. 

frida krifca

Sondazh

Poll