Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares në Greqi, zhduket shqiptari që dyshohet se është përgjegjës për videot

Pesë nga tetë të miturit janë lënë në paraburgim

28 Dhjetor 2022, 07:41 Nga A.B
Përdhunimi i 15-vjeçares në Greqi, zhduket shqiptari që
Foto ilustruese

GREQI- Dy të mitur të akuzuar për përdhunimin e një studenteje 15-vjeçare nga Ilioni u lanë dje në burg ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë që pas videove horror të jetë një shqiptar.

Deri më tani, pesë nga tetë anëtarët e bandës janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.

'Protothema' raporton se shqiptari dyshohet se ka pasur idenë që të rinjtë të regjistrojnë aktet e kryera me celulari dhe sipas informacioneve është arratisur jashtë Greqisë.

Policët po shqyrtojnë edhe rolin e katër vajzave. Në dëshminë e tij, 15-vjeçarja është shprehur se tre vajzat 15-vjeçare dhe 14-vjeçarja nuk kanë pasur ndonjë rol të caktuar. Për këtë arsye ata pritet të hetohen pasi nuk duket se kanë bërë asgjë për të parandaluar aksionin e bandës.

Në të njëjtën kohë, autoritetet pasi kanë analizuar dy videot që i kanë në duar.

Sipas avokatit të njërit prej të pandehurve , në njërën prej videove dëgjohen dy fraza të cilat i referohen zënkave që grupi ka pasur në të kaluarën.

shqiptari ne greqi perdhunohet 15-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll