Aktualitet

Arrestohet në Serbi një shqiptar, u kap me një sasi të madhe armësh, snajper dhe eksploziv

Tek i dyshuari është gjetur “një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

28 Dhjetor 2022, 07:17 Nga A.B
Arrestohet në Serbi një shqiptar, u kap me një sasi të madhe
Momenti i arrestimit

SERBI- Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar në Bujanoc, një person të nacionalitetit shqiptar me inicialet A.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit, njoftoi BIA.

Tek i dyshuari është gjetur “një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

“Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Atij iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orësh.

arrestohet shqiptari ne serbi

Sondazh

Poll