Aktualitet

Pas dy orësh përfundon mbrojtja e Saimir Tahirit, ish-ministri kërkon pafajësi

10 Shtator 2019, 12:12 Nga DOSJA
Pas dy orësh përfundon mbrojtja e Saimir Tahirit, ish-ministri

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar me argumentat, provat dhe faktet e tij duke kërkuar edhe pafajësinë.

Pas dy orësh mbrojtje, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri është tërhequr për të lënë të vazhdojë mbrojtja e ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vjet heqje lirie për ish-ministrin Tahiri dhe Çelën. Sipas tyre, Tahiri në bashkëpunim me të tjerë ka favorizuar grupin e Habilajve për trafik ndërkombëtar droge. 

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per saimir tahirin prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri gjyqi per saimir tahirin prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll