Sport

‘Top-10’ klubet më të mira në Europë, UEFA shpall listën. Shokuese! Real Madridi, fitues i Champions League, renditet i gjashti…

UEFA publikon renditjen e klubeve më të mira në kontinent, sipas koeficientëve. Madje ajo përcakton edhe ‘Top-10’ ligat më të mira

27 Dhjetor 2022, 17:43 Nga DOSJA

‘Top-10’ klubet më të mira në Europë, UEFA

ZVICER - UEFA ka publikuar listën me ‘Top-10’ klubeve më të mira në Europë, bazuar në renditjen e koeficientëve të tyre. Është e drejtë të thuhet se renditja ka hutuar shumë tifozë të futbollit, veçanërisht për shkak të faktit se Real Madridi, kampioni në fuqi i Europës, e gjen veten të gjashtin në listë.

Ndërkohë, Bayern Munich është rrëzuar nga vendi i parë nga Manchester City.

Ja 10 klubet më të mira të UEFA-s (bazuar në koeficientin pesëvjeçar):

1. Man.City (ENG) 131.000 (+1 ndryshim nga viti i kaluar)

2. Bayern (GER) 130.000 (-1)

3. Liverpool (ENG) 123.000 (=)

4. Chelsea (ENG) 123.000 (=)

5. Paris Saint-Germain (FRA) 112.000 (+1)

6. Real Madrid (ESP) 110.000 (-1)

7. Barcelona (ESP) 98.000 (=)

8. Man.United (ENG) 97.000 (+1)

9. Juventus (ITA) 90.000 (-1)

10. Ajax (NED) 89.000

E habitshme, ndoshta. Por, është Real Madridi në vendin e gjashtë, pavarësisht se fitoi Champions League, La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e UEFA-s, çka ka habitur shumë në mediat sociale.

Megjithatë, siç thekson Euan McTear, Real Madridi është i gjashti, sepse renditja përfshin gjithashtu sezonet 2018-19 dhe 2019-20, kur gjigandët spanjolë u eliminuan nga Champions League në raundin e 16-të.

‘Top-10’ klubet më të mira në Europë, UEFA

Si llogariten koeficientët e UEFA-s?

Një artikull i vitit 2018, i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, thotë: “Koeficientët e klubeve bazohen në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në pesë sezonet e mëparshme të Champions League të UEFA-s, Europa League dhe Conferenca League. Renditjet përcaktojnë se si do të vendoset secili klub në shortet përkatëse të garave të UEFA-s”.

Renditja bëhet më e ndërlikuar me pikët që u jepen skuadrave që përparojnë në garat e Champions League dhe Europa League.

UEFA ka përcaktuar gjithashtu edhe ligat me renditjen më të mirë, përsëri bazuar në pesë vitet e mëparshme. Anglia është ende në krye, pasi e rrëzoi Spanjën nga vendi i parë 12 muaj më parë.

Kjo është renditja e ‘Top-10’ ligave më të mira:

1. Anglia 103.141 (=)

2. Spanja 88.855 (=)

3. Gjermania 79.106 (+1)

4. Italia 71.497 (-1)

5. Franca 59.497 (=)

6. Holanda 56.700 (+1)

7. Portugalia 53.716 (-1)

8. Belgjika 38.600

9. Skocia 36.400 (=)

10. Austria 33.600  (-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll