Sport

Manchester City beson, se Bellingham do të refuzojë ofertën e Liverpool dhe Real Madrid për të punuar me Guardiolën...

Siç shpjegohet nga media angleze ‘The Sun’, mundësia e stërvitjes me Pep do ta kthente peshoren në favor të tij

27 Dhjetor 2022, 09:47 Nga DOSJA

Manchester City beson, se Bellingham do të refuzojë ofertën e

ANGLI - “Pep Guardiola dhe Manchester City janë të vendosur të fitojnë luftën për Jude Bellingham”, shkruan gazeta angleze ‘The Sun’ kur analizon garën e të mëdhenjve të Europës për të marrë shërbimet e perlës angleze, e vlerësuar në rreth 100 milionë euro.

Në moshën 19-vjeçare, mesfushori i Borussia Dortmundit është xhevahiri më i çmuar në tregun e transferimeve dhe ndër kërkuesit e tij duhet të veçojmë Liverpool, Manchester United, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester City. Të gjithë e duan produktin 'made in Birmingham City' pas përfundimit të Kupës së Botës 2022 në Katar. Një skenë e madhe... që ishte edhe 'e vogël', pavarësisht humbjes në gjysmëfinale ndaj Francës.

Mediat angleze sigurojnë se burimet e tyre në ‘Etihad Stadium’ konsiderojnë se mundësia për të punuar me Pep Guardiolën do ta anojë vendimin e yllit të Dortmundit në favor të spanjolit. Duke refuzuar në këtë mënyrë ofertat e mundshme nga Liverpool apo Real Madrid. 

Manchester City beson, se Bellingham do të refuzojë ofertën e

Përveç kësaj, gazetari Ken Lawrence tregon mes rreshtave të tij se Trent Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson u përpoqën të bindin Bellinghamin gjatë Kupës së Botës që '22' të zbarkonte në ‘Anfield’ në 2023.

"Unë jam personi i gabuar që pyetem nëse Jude është i disponueshëm në janar. Dritarja e janarit? Ne po shikojmë dhe nëse diçka ndodh, do të shohim. Nga pikëpamja sportive, ne jemi gjithmonë gati,"- tha Jurgen Klopp kur u pyet për nënshkrimin e mundshëm të Bellingham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll