Sport

Klopp: "Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time"...

Trajneri i Liverpoolit ka lavdëruar kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi, duke thënë se ishte "kënaqësi ta shihje atë" në Kupën e Botës në Katar.

27 Dhjetor 2022, 11:11 Nga DOSJA

Klopp: "Messi është lojtari më i mirë që kam

ANGLI - “Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”, ishin fjalët e para të trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, kur u pyet për Lionel Messin dhe Kupën e Botës në Katar. Ai vazhdoi: "Mënyra se si ai luan futboll në moshën e tij... Performanca e tij mund të na japë një ide se sa kohë mund të luajnë futbollistët në nivelin më të lartë dhe gjithashtu do të na ndihmonte të dimë se nuk duhet të mbyllim sytë në faza të ndryshme që në fillim. Ishte kënaqësi që e pashë në Kupën e Botës”,- theksoi Kloppi.

Ndërsa për fitimin e Botërorit nga “Albiceleste”, trajneri gjerman tha: “Argjentina e meritonte dhe kur e shihje skuadrën dhe vendin duke festuar, atëherë ndoshta shkoi në vendin e duhur, në momente të vështira. Unë jam shumë i lumtur për ta, ata kanë pritur një kohë të gjatë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll