Sport

Mbyllen kufinjtë për familjen e Ali Daeit, ylli më i madh në historinë e futbollit iranian pëson një tjetër hakmarrje të qeverisë…

“Ato nuk u arrestuan, por askush nuk më dha shpjegime se çfarë ndodhi. Nuk e di arsyen e këtij vendimi. Gruaja dhe vajza ime do të kalonin disa ditë në Dubai”,- tha ai. Autoritetet iraniane i kanë konfiskuar pasaportën Ali Daeit.

27 Dhjetor 2022, 10:00 Nga DOSJA
Mbyllen kufinjtë për familjen e Ali Daeit, ylli më i madh në

 

IRAN - Familja e Ali Daeit, figura më e madhe në historinë e futbollit iranian, u pengua të largohej nga Irani. Sipas shtypit lokal, autoritetet iraniane urdhëruan që fluturimi që nisej nga Teherani për në Dubai, të devijohej në ishullin Kish.

Ankesa për një gjë të tillë është bërë nga ish-lojtari, golashënuesi i dytë më i mirë në histori në ekipet kombëtare (109 gola në 149 ndeshje), i cili vetëm në qershor 2021 u tejkalua nga Cristiano Ronaldo.

“Ato nuk u arrestuan, por askush nuk më dha shpjegime se çfarë ndodhi. Nuk e di arsyen e këtij vendimi. Gruaja dhe vajza ime do të kalonin disa ditë në Dubai”,- tha ai.

Duhet theksuar se Ali Daei ka shprehur mbështetje për protestat kundër vdekjes së Mahsa Amini, vajzës 22-vjeçare, pasi u akuzua se kishte mbajtur hixhabin në mënyrë të papërshtatshme. Në atë kohë, ish-futbollisti tregoi mbështetje për femrat iraniane, duke shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me lëvizjen ‘Liri flokët’: “Unë do të jem gjithmonë në anën tuaj”.

Së fundmi, autoritetet iraniane i konfiskuan edhe pasaportën Ali Daeit “për guxim”, madje i mbyllën një dyqan bizhuterish dhe një restorant që i përkiste ish-lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll