Sport

ZYRTARE/ Blind, pas 23 vitesh nuk është më lojtar i Ajaxit. Ndërpritet kontrata…

Gjithsej 23 vitet, ndarë në dy eksperienca: e para nga viti 1995 në 2014, e dyta nga 2018 në 2022.

27 Dhjetor 2022, 17:18 Nga DOSJA

HOLANDE - Daley Blind nuk është më lojtar i Ajaxit. Mbrojtësi i lindur në vitin 1990 ka ndërprerë reciprokisht kontratën e tij me ‘Harkëtarët’ gjashtë muaj përpara përfundimit të kontratës, është komunikuar nga skuadra holandeze përmes kanaleve të saj të komunikimit. 

Gjithsej për të 23 vitet si pjesëtar i Ajaxit, ndarë në dy eksperienca: e para nga viti 1995 në 2014, e dyta nga 2018 në 2022. Në fakt, nëse përjashtojmë katër vitet e kaluara në Manchester United, ai do të ishte një karrierë kushtuar vetëm skuadrës së Amsterdamit.

ZYRTARE/ Blind, pas 23 vitesh nuk është më lojtar i Ajaxit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll