Sport

AKUZA/ Sipas mjekëve, Karim Benzema mund të kishte luajtur në Botëror... (video)

Menaxheri i sulmuesit francez, Karim Djaziri, publikon një video në Twitter me disa dëshmi mjekësore, që do të tregojnë se futbollisti i Real Madridit do të ishte në gjendje të luante me ‘Blutë’ në ndeshjet 1/16 të Botërorit

27 Dhjetor 2022, 07:59 Nga DOSJA

AKUZA/ Sipas mjekëve, Karim Benzema mund të kishte luajtur në

FRANCE - Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit francez Karim Benzema, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, një video me disa dëshmi shkencore që do të tregojnë se futbollisti i Real Madridit do të kishte qenë në gjendje të luante në Botërorin “Katar 2022” me ekipin e tij që nga 16-finalja, pasi u largua nga grumbullimi për shkak të dëmtimit para fillimit të eventit.

Ky dokument audiovizual shoqërohet nga Djaziri me tekstin e mëposhtëm, gjoja duke aluduar për Deschamps: “E kam konsultuar tre specialistë, të cilët konfirmojnë diagnozën se Benzema mund të ishte i aftë që në fazën e 16-të, të paktën të ishte në pankinë. Atëhere pyetet, pse u largua kaq shpejt?"

Benzema, fituesi aktual i “Topit të Artë”, më në fund nuk u rikthye në turne me skuadrën e tij, pavarësisht se nisi të stërvitej normalisht me klubin e tij. Më vonë, në përfundim të turneut, ku Franca luajti finalen, ai njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll