Sport

Arsene Wenger në ‘Emirates’ pas 1695 ditësh: Mos ishte ky një rikthim te Arsenali?

Ish-trajneri i ‘Topçinjve’ nuk ishte kthyer më në stadiumin e tij që kur u largua në vitin 2018

27 Dhjetor 2022, 07:39 Nga DOSJA
Arsene Wenger në ‘Emirates’ pas 1695 ditësh: Mos ishte ky

ANGLI - Më 6 maj 2018, Arsène Wenger po drejtonte ndeshjen e tij të fundit si trajner i Arsenalit në ‘Emirates’. Ai festoi me stil, duke mposhtur Burnley (5-0). Vetëm pak ditë më vonë ai tha lamtumirë me keqardhjen e tij, pas 22 vitesh në stolin e ‘Topçinjve’.

Ikën 1235 ndeshje dhe 17 tituj: tre Premier, shtatë Kupa dhe shtatë Superkupa të Anglisë. Gjëja kurioze është se, që atëherë, Wenger nuk kishte shkelur më në ‘Emirates’. Një 'udhëtim i gjatë nëpër shkretëtirë', që përfundoi 1695 ditë më vonë, me praninë e tij në tribunë kundër West Ham.

Thashethemet tregojnë se ai ka qenë i ftuar më parë në disa raste, si nga pasardhësi i tij, Unai Emery, ashtu edhe nga Mikel Arteta. Megjithatë, ai gjithmonë e kishte refuzuar mundësinë e kthimit.

Tani, më në fund, ai ka rënë dakord me kërkesën e një prej ‘nxënësve’ të tij më të shquar: Arteta luajti 150 ndeshje, shënoi 16 gola dhe dha 11 asistime nën drejtimin e Wengerit në Arsenal. “Ne i vumë nofkën ‘djali i Wengerit’ sepse kur mbaronte stërvitjet ata gjithmonë flisnin bashkë”,- kujton Emmanuel Frimpong në një intervistë për ‘The Sun’.

Megjithatë, duket se rikthimi i Wengerit do të lëshojë një kaskadë thashethemesh. Aq më tepër, pasi Arteta 'i hapi dyert' së fundmi: "Do të doja ta kisha pranë, sepse mendoj se do të kënaqej duke parë atmosferën e mirë që mund të krijonte. Kam shumë respekt dhe dashuri për gjithçka që ka bërë dhe për atë që ai përfaqëson”.

Wenger, aktualisht shef i zhvillimit global të futbollit të FIFA-s, është rikthyer në ‘Emiratet’. A do të jetë ky një rikthim për të qëndruar?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll