Sport

Presidenti i Federatës siguron, se trajner i “Albicelesteve’ do të mbetet Lionel Scaloni

Presidenti i Federatës Argjentinase (AFA), Claudio Tapia, ka bërë të ditur se Lionel Scaloni do të vazhdojë misionin e tij si trajner i Argjentinës pas fitores në Botërorin e Katarit.

27 Dhjetor 2022, 07:28 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës siguron, se trajner i “Albicelesteve’ do

ARGJENTINE - I pozicionuar në pankinën e Argjentinës që nga viti 2018 dhe i kurorëzuar kampion bote më 18 dhjetor, Lionel Scaloni do të mbetet trajner i ‘Albicelestëve’, sipas presidentit të Federatës Argjentinase (AFA), Claudio Tapia. 

“Scaloni është trajner i kombëtares së Argjentinës. Të dy jemi burra të fjalës, i kemi thënë ‘Po’ njëri-tjetrit. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të vazhdojë”,- tha ai në një konferencë shtypi në provincën e San Juan të hënën. 

Pasi fitoi Kupën e Amerikës në 2021, trofeu i parë ndërkombëtar i Argjentinës që nga viti 1993, trajneri 44-vjeçar udhëhoqi ‘Albicelestet’ drejt një titulli të tretë të Kupës së Botës.

Emërimi i tij, së pari i përkohshëm për të pasuar Jorge Sampaolin, pas dështimit të Kupës së Botës 2018 në Rusi (eliminimi nga Franca në raundin e 16-të), megjithatë, prania e tij në krye të pankinës së Argjentinës përherë është parë me spekticizëm. “Nëntëdhjetë e nëntë për qind e njerëzve menduan se ishim gabim apo edhe të çmendur,- kujton Tapia. - Por ky ekip u solli lumturi njerëzve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll