Bota

Tensionet në veri/ Kurti: Nuk dialogojmë me bandat kriminale

Në përfundim të takimit të mbajtur me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidenteve të fundit, përmes një deklartate për shtyp nga Kryeministria, bëhet me dije se kërcënimet dhe veprimet vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë.

27 Dhjetor 2022, 07:49 Nga a.l
Tensionet në veri/ Kurti: Nuk dialogojmë me bandat kriminale
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministrti Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk do të dialogojë me bandat kriminale. Në përfundim të takimit të mbajtur me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidenteve të fundit, përmes një deklartate për shtyp nga Kryeministria, bëhet me dije se kërcënimet dhe veprimet vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë.

Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it” thuhet në komunikatë.

Më tej u theksua se brenda këtyre 17 ditëve që nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar, por, siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i. Më tej në komunikatë thuhet se qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

tensionet në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll