Bota

Tensionet në veri/ Shtohet një barrikadë e re në lagjen e 'Boshnjakëve', kamionët bllokojnë rrugën

Kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para.

27 Dhjetor 2022, 08:12 Nga a.l
Tensionet në veri/ Shtohet një barrikadë e re në lagjen e
barrikadat

KOSOVË- Një barrikadë e re është ngritur ditën e sotme në një tjetër lagje në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Tre kamionë janë vendosur mëngjesin e sotëm te udhëkryqi afër shkollës teknilke, raportojnë mediat kosovare. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa deri më tani raportohet se të bllokuara ishin edhe rrugët magjistrale. Kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para.

Që nga 10 dhjetori grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç. Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i. Pritet që vendosja e barrikadës mëngjesin e sotëm në Lagjën e Boshnjakëve të sjellë reagime nga të dyja palët.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll