Bota

Moti i keq në SHBA: Qytetet të pakalueshme nga 'bora vrasëse', numri i viktimave shkon në 57

Vdekjet janë regjistruar në 12 shtete: Kolorado, Illinois, Kansas, Kentaki, Miçigan, Misuri, Nebraska, Nju Jork, Ohajo, Oklahoma, Tenesi, Wisconsin.

27 Dhjetor 2022, 07:35 Nga A.B
Moti i keq në SHBA: Qytetet të pakalueshme nga 'bora
Debore

SHBA- Teksa Evropa përjeton 'Krishtlindjet verore', Amerika vazhdon të ngrijë. Ndryshimet klimatike i kanë kthyer gjërat përmbys me dy kontinentet që përballen me kushte moti krejtësisht të kundërta.

Kanadaja, SHBA-ja dhe Meksika kanë temperatura polare, ndërsa nga ana tjetër Franca, Belgjika, Spanja dhe Greqia kanë temperatura të larta për sezonin. 

Stuhia e akullt e dimrit që ka përfshirë prej ditësh Shtetet e Bashkuara qendrore dhe lindore vazhdon të marrë jetë njerëzish, duke lënë gjithashtu dhjetëra mijëra amerikanë pa energji. Të paktën 27 njerëz vdiqën vetëm në Erie County, Nju Jork, duke e çuar numrin kombëtar të vdekjeve në 57.

Stuhia që po përfshin SHBA-në është e një ashpërsie të rrallë sipas ekspertëve dhe pamjet ngjajnë me skena "apokalipsi" . "Në disa zona, qëndrimi jashtë mund të çojë në ngrirje brenda pak minutash," tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në një buletin. Agjencia këshilloi këdo që udhëton ose del të "përgatitet për të ftohtin ekstrem duke u veshur në shtresa të shumta, duke mbuluar sa më shumë zona të ekspozuara të lëkurës që të jetë e mundur dhe duke paketuar komplete sigurie dimërore në automjetet tuaja".

Vdekjet janë regjistruar në 12 shtete: Kolorado, Illinois, Kansas, Kentaki, Miçigan, Misuri, Nebraska, Nju Jork, Ohajo, Oklahoma, Tenesi, Wisconsin.

Shumica janë në shtetin e Nju Jorkut. Vala më e fortë mund të ketë kaluar, por autoritetet ende po bëjnë paralajmërime për qytetarët.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar raportoi se të paktën 60% e popullsisë është prekur nga moti i keq. Qindra mijëra familje mbeten pa energji elektrike, me temperatura “polare”.

"Është një krizë e madhe," pranoi guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Kathy Hokul i cili urdhëroi vendosjen e Gardës Kombëtare. "Kam parë të gjitha stuhitë e mëdha të dimrit të 60 viteve të fundit," tha ai. "Ky këtu është më i keqi ." 

Energjia nuk do të rivendoset plotësisht në Buffalo, paralajmëroi Polonkarts dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë brenda pasi rrugët janë të bllokuara. 

moti i keq ne shba shba

Sondazh

Poll