26 Dhjetor 2022, 21:23
Nga F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se operacioni i Policisë së Shtetit që është zhvilluar në banesat e familjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj sot, tregon që i zhdukuri prej 9 gushtit, mund të jetë gjallë. E ftuar në “News24”, Lala tha se policia po ‘hiqet’, po u lë njerëzve të kuptojnë se ai është ende gjallë, kur sipas saj, ende nuk kanë asnjë të dhënë ku bazohen. Lala tha gjithashtu se prokuroria ka tërhequr dosjen e atentatit ndaj Ylli Ibrahimit dhe po përpiqen të bëjnë lidhjen e dosjeve.
“Për mua nuk ishte surprizë, duke qenë një zonë si Fushëkuqja, policia prej vitesh e ka pasur shumë të vështirë të hyjë, më kujton fshatin Zezë në Nikël. Sot duhet të themi dhe diçka, nëse deri më tani ka pasur vetëm një hetim, fakti që është shkuar në banesë ka pasur diçka. Policia po lë përshtypjen sikur ai është gjallë, por hiqet, këtë përshtypje të jep. Këto veprime hetimore duhet të ishin bërë që në gusht, ndaj mendoj që ka një arsye shumë të fortë. Prokuroria ka tërhequr dosjen e atentatit ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Kjo sepse një nga të dyshuarit ka dalë në një tjetër përgjim. Po përpiqet të lidhen dosjet,”- tha Lala ndër të tjera.
Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.
klodiana lala ervis martinaj zhduket ervis martinaj
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:56
F.M
Familja Leka
TIRANË- Një 38-vjeçare ka humbur jetë në rrethana misterioze në Greqi “Agios Luka” në qershor...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:46
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:43
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e Ervis Martinajt po përgatitej për hakmarrje. E ftuar n&...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 20:28
F.M
Sokol Sanxhaktari
TIRANË- Hetimet e tre prokurorëve të SPAK, për organizimin e vrasjes se mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanx...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 19:49
Policia e Tiranës
TIRANË- Historitë e përdoruesve që përfundojnë në polici si hajdutë apo autorë ngjarjes...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 19:46
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e trajnimit dhe licencimin e punonjësve pë...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 19:23
F.M
8-vjeçari i zhdukur
VLORË- Një 8-vjeçar nga Vlora është zhdukur pa gjurmë këtë pasdite, gjë që k...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 19:12
k.m.
Pamje nga greva
TIRANË- Përfundon greva e urisë e invalidëve në Elbasan. Kjo sepse mbrëmjen e kësaj të hën&eum...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 18:37
F.M
Pjerin Çuku
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e drejtorit të Postës Shqiptare n&...
Aktualitet
26 Dhjetor 2022, 18:13
k.m.
Pamje nga shembja e Teatrit
TIRANË- Prishja e godinës monumentale të Teatrit Kombëtar, deri më tani nuk ka asnjë rezulta...