Aktualitet

MISTERI/ Klodiana Lala: Familja e Ervis Martinajt nuk mban dhe as xhiron para që prej zhdukjes së tij

Para, nuk u gjetën as në banesën e familjes së Martinajt dhe as në shtëpitë e xhaxhallarëve të tij.

26 Dhjetor 2022, 20:46 Nga F.M
MISTERI/ Klodiana Lala: Familja e Ervis Martinajt nuk mban dhe as xhiron para
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj nuk ka bërë lëvizje në llogaritë bankare që prej zhdukjes së 40-vjeçarit. E ftuar në ‘NeWs24', Lala tha se ata nuk mbajnë as shuma të mëdha parash në banesa. Këtë gjë, e vërtetoi dhe operacioni i zhvilluar ditën e sotme, që nxorri nga Fushëkuqja vetëm municione luftarake. Para, nuk u gjetën as në banesën e familjes së Martinajt dhe as në shtëpitë e xhaxhallarëve të tij.

“Ajo që më bën gjithashtu përshtypje është mosgjetja e asnjë shume monetare në banesat e tyre. Që pas zhdukjes së Martinajt, nuk ka pasur asnjë lëvizje parash në llogaritë bankare, qoftë të Martinajt që jo, por as të familjarëve të tij. Duket sikur ata nuk kanë jetuar,”- tha Lala.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

klodiana lala

Sondazh

Poll