Aktualitet

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

Marjan Rroku pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

26 Dhjetor 2022, 16:49 Nga k.m.
I dënuar me burg përjetë për vrasjen e të dashurës
Marjan Rroku dhe Alda Canaj

TIRANË- Vuan dënimin me burg përjetë, por duket se Marjan Rroku është gati për të bërë tentativën e fundit për lirim. Ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj.

Sipas "A2CNN", ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit. Ndërsa objekti i kërkesës së tij është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Për ankesën e tij, ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e të dashurës
Marjan Rroku, Mbarime dhe Alda Canaj

Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në Tiranë. Më pas, u arratis dhe nisi një jetë të re në Amerikë, derisa u arrestua në vitin në vitin 2014. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, por vendimi me burg përjetë nuk u ndryshua. 

marjan rroku mbarime canaj alda canaj

Sondazh

Poll