Aktualitet

"Zhduket" COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 2 raste të reja, asnjë humbje jete

Ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet.

26 Dhjetor 2022, 16:42 Nga k.m.
"Zhduket" COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 2 raste të reja,
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 2 raste rezultuan të infektuara nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ngë 82 testime të kryera, rezultuan pozitive 2 raste, në Tiranë dhe në Durrës. Ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 testime, 2 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

26 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë: Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës. Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863
Raste pozitive 332,684
Raste të shëruara 328,893
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Fier 14
Durrës. 8
Berat. 6
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Lezhë. 3
Korçë. 3
Shkodër 2
Elbasan. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll