Aktualitet

Greva e urisë, nëna e një prej invalidëve: Rama të vijë dhe të më takojë

Për mediat, ajo u shpreh se kempi iu është hequr djalit në mënyrë të padrejtë, ndaj kërkon shpjegim nga kreu i Qeverisë.

26 Dhjetor 2022, 13:43 Nga A.B
Greva e urisë, nëna e një prej invalidëve: Rama të
Gruaja

ELBASAN- Sot bëhen 3 ditë nga greva e Paraplegjikëve. Nëna e një prej invalidëve kërkon që të takohet me kryeministrin Edi Rama. Për mediat, ajo u shpreh se kempi iu është hequr djalit në mënyrë të padrejtë, ndaj kërkon shpjegim nga kreu i Qeverisë.

'I thashë doktor kam ardhur për të pyetur se përse na e keni hequr kempin. Doktori më tha ia ka hequr Rama. Pse ia hoqën? E panë në këmbë? Unë nuk i du paret, unë dua djalin, kam 40 vjet që e shikoj kështu të shtrirë. Nuk e shoh dot kështu, ia bëj thirrje Ramës që të vijë dhe të më takojë mua si nënë. Unë dua djalin tim, jo lekun'- tha nëna e një prej paraplegjikëve, të cilëve iu është hequr një pjesë e kempit. Atyre iu është thënë se do të bëhet një projekt pilot, ku ndryshimet e para do të ndodhin në Elbasan. 

Sondazh

Poll