Aktualitet

Brenda KOSHEREVE të bletëve/ FOTO- Municionet që u gjetën në shtëpinë e Martinajt dhe 2 të tjerëve

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

26 Dhjetor 2022, 15:38 Nga A.B
Brenda KOSHEREVE të bletëve/ FOTO- Municionet që u gjetën
Armet

KURBIN- Municionet në foto janë ato ç'ka policia e shtetit, FNSH dhe forcat RENEA zbuluan në 3 ambiente në zonën e Fushë-Kuqes. Kontrollet e nisura në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”, zbuluan një seri municionesh të fshehura në koshere bletësh. 

Brenda KOSHEREVE të bletëve/ FOTO- Municionet që u gjetën

Në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt dhe dy personave të tjerë, banues në Fushë Kuqe, F. M. dhe R. M policia gjeti dhe sekuestroi:2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

policia ne shtepine e vis martinajt

Sondazh

Poll