Aktualitet

Ndalohet 22-vjeçari në Shkodër, policia i zbulon në mjetin 'Benz' municion luftarak dhe sprajt vetëmbrojtës

Gjatë kontrollit, policia i zbuloi në mjet një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”. 

26 Dhjetor 2022, 13:12 Nga A.B
Ndalohet 22-vjeçari në Shkodër, policia i zbulon në mjetin
Policia

SHKODËR- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu janë zbuluar mjete të paligjshme në mjet. I riu me inicialet I.N, u ndalua nga policia në lagjen “Kongresi i Permetit”. Gjatë kontrollit, policia i zbuloi në mjet një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të   Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”.  

arrestim ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll